Hezbollah është i gatshëm për çdo skenar ushtarak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62435-hezbollah_është_i_gatshëm_për_çdo_skenar_ushtarak
Një zyrtar i lartë i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah deklaroi se kjo lëvizje është gati për çdo skenar ushtarak mes shenjave se Arabia Saudite po e shtyn regjimin izraelit të nisë një sulm të ri ushtarak kundër Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2017 15:46 Europe/Tirane
  • Hezbollah është i gatshëm për çdo skenar ushtarak

Një zyrtar i lartë i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah deklaroi se kjo lëvizje është gati për çdo skenar ushtarak mes shenjave se Arabia Saudite po e shtyn regjimin izraelit të nisë një sulm të ri ushtarak kundër Libanit.

"Armiku izraelit kupton shumë mirë pasojat e çdo akti agresiv ndaj Libanit. Ai nuk mund t'i bëjë ballë këtyre pasojave, "tha të hënën nënkryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, Shejh Nabil Kauk. Në vazhdim, ai shtoi: "Asgjë nuk mund të minojë aftësitë e Hezbollahut, pasi pozicionet e tij janë të fuqishme dhe të palëkundura. Lëvizja e rezistencës është e përgatitur të përballet me çdo gjë. Hezbollah është plotësisht i aftë të sigurojë fitore dhe të largojë çdo agresor ". Nënkryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut theksoi se Hezbollah po ndryshon dhe zhvillon aftësi të reja ushtarake dhe raportet izraelite mbi armët e Hezbollahut janë "të pasakta pasi agjencitë e inteligjencës së armikut kurrë nuk mund të arrijnë të dhëna të vërteta në këtë kontekst". “Padyshim, lëvizja e rezistencës do të "befasojë" Izraelin në çdo luftë të ardhshme, duke u mbështetur në aftësitë e zgjeruara ushtarake të saj” shtoi ky zyrtar i lartë i Hezbollahut të Libanit.