Forcat e regjimit al-Khalifa bastisin 20 shtëpi në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62503-forcat_e_regjimit_al_khalifa_bastisin_20_shtëpi_në_bahrejn
Në 3 ditët e kaluara, forcat e regjimit al-Khalifa në Bahrejn kanë bastisur 20 shtëpi banimi ku kanë arrestuar 17 persona. 4 persona të tjerë janë arrestuar në kohën kur ata po ktheheshin nga ceremonia madhështore e Arbainit të imam Huseinit(as).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 16, 2017 08:48 Europe/Tirane
  • Forcat e regjimit al-Khalifa bastisin 20 shtëpi në Bahrejn

Në 3 ditët e kaluara, forcat e regjimit al-Khalifa në Bahrejn kanë bastisur 20 shtëpi banimi ku kanë arrestuar 17 persona. 4 persona të tjerë janë arrestuar në kohën kur ata po ktheheshin nga ceremonia madhështore e Arbainit të imam Huseinit(as).

Instituti për të drejtat e njeriut në Bahrejn i njohur me emrin BFHR ditën e mërkurë njoftoi se brenda 3 ditëve të kaluara, forcat jemenase kanë bastisur 20 shtëpi banimi në 8 rajone të Bahrejnit. Ky institut gjithashtu thotë se banorët e këtyre zonave kanë vështirësi të shumta në kohën kur largohen jashtë shtetit pasi 4 prej pelegrinëve bahrejnas në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit janë arrestuar menjëherë pas kthimit në vend. Qendra në fjalë rikujton faktin se bastisja dhe arrestimi i shtetasve bahrejnas është bërë në mesnatë me qëllim që të krijohet tmerr dhe frikë.