Netanjahu përsëri merret në pyetje për korrupsion
Kryeministri i regjimit sionist të dielën pritet të merret përsëri në pyetje në lidhje me korrupsionin financiar.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist akuzohet për pranimin e dhuratave nga mbështetësit e pasur si Arnon Milchan, biznesmen izraelit dhe producent i Holliwudit. Arnon Milchan në lidhje me këtë çështje është marrë në pyetje në shtatorin e kaluar. Netanjahu dhjetë ditë më parë është marrë në pyetje në lidhje me dy dosje të tjera me numra 1000 dhe 2000. Herën e fundit të marrjes në pyetje të Netanjahut, policia e regjimit sionist kanë gjetur dëshmi dhe dokumente të reja që forcojnë mundësin për ngritjen e një akuza penale kundër tij. Marrja në pyetje e Netanjahut ka filluar në janar të vitit 2017 për korrupsion dhe marrjen e ryshfetit.