Nasrullah: Nuk kemi dërguar armatime në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62747-nasrullah_nuk_kemi_dërguar_armatime_në_jemen
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Sejed Hasan Nasrullah deklaroi se kjo lëvizje nuk ka dërguar armatime në Jemen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Nuk kemi dërguar armatime në Jemen

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Sejed Hasan Nasrullah deklaroi se kjo lëvizje nuk ka dërguar armatime në Jemen.

Duke iu referuar takimit të fundit të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kajro, i cili e quajti i Hezbullahun libanez si një grup terrorist, Nasrullah tha se kjo nuk ishte hera e parë që akuza të tilla ishin ngritur kundër Hezbullahut nga ata që haptazi janë vënë në shërbim të regjimit izraelit. Ai deklaroi se arsyeja kryesore e takimit të fundit të Ligës Arabe nuk ishte të diskutonte çështjen e Palestinës apo probleme të tjera me të cilat ballafaqohet bota islame, por ishte sulmi i kohëve të fundit kundër një aeroporti saudit pranë kryeqytetit, Riad. Duke hedhur poshtë pretendimet e Arabisë Saudite dhe të Ligës Arabe se raketat ju ofruan luftëtarëve të Jemenit nga Irani ose Hezbullahu libanez, Nasrullah tha se Arabia Saudite dhe aleatët e saj duhet të pranojnë se janë mundur nga forcat jemenase në agresionin barbar kundër vendit më të varfër arab. Kreu i Hezbullahut vuri në dukje se fitorja mbi ISIS-in ishte fitore e vlerave islamike mbi egërsinë dhe barbarizmin e terroristëve. Nasrullah gjithashtu theksoi rolin që luajti komandanti i Forcave të Gardës së Revolucionit Islamik, gjeneral-major Kasem Sulejmani në operacionet kundër terrorizmit në Irak dhe në Siri. Ai vuri në dukje se gjeneral Sulejmani ishte drejtues i operacioneve anti-ISIS në të dy vendet në vijën e frontit dhe asnjëherë nuk ishte një komandant që  jep urdhra nga prapa rreshtave.