Hezbullahu dënon sulmin terrorist në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62979-hezbullahu_dënon_sulmin_terrorist_në_egjipt
Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate dënoi sulmin terrorist në Egjipt dhe tha se ky sulm është fryt i mendimeve dhe ideologjisë takfiriste dhe vahabiste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2017 04:30 Europe/Tirane
  • Hezbullahu dënon sulmin terrorist në Egjipt

Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate dënoi sulmin terrorist në Egjipt dhe tha se ky sulm është fryt i mendimeve dhe ideologjisë takfiriste dhe vahabiste.

Sipas një njoftimi të agjencisë Kods të lajmeve, Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate dënoi sulmin terrorit në xhaminë Rawda në rajonin Bir Abed në veri të provincës Sinai dhe deklaroi se të tilla sulme kryhen nga elementë me ide vahabiste dhe takfiriste. Vlen të theksohet se mbi 235 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Është ky bilanci tragjik i sulmit më vdekjeprurës në historinë e Egjiptit modern, që goditi gadishullin e Sinait të premten. Shënjestër e sulmit me bombë e armë zjarri, u bë xhamia Rawda në Bir Abed, pikërisht kur po zhvillohej falja e të premtes. Sipas dëshmitarëve, dhjetëra agresorë që mbërritën me automjete, bombarduan xhaminë e mbushur plot me njerëz, para se të hapnin zjarr ndaj besimtarëve. Imazhet nga vendi i ngjarjes ishin rrëqethëse dhe treguan radhë të tëra me trupa të përgjakur brenda vendit të shenjtë. Spitalet u dyndën nga personat e plagosur. Presidenti egjiptian Abdul Fatah Al Sisi u zotua se do t’i përgjigjej me forcë brutale masakrës, pas bisedimeve me zyrtarë të sigurisë.