Shkatërrimi i ISIS, një sukses historik i boshtit të rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63003-shkatërrimi_i_isis_një_sukses_historik_i_boshtit_të_rezistencës
Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit deklaroi se shkatërrimi i grupit terrorist ISIS në Irak, Liban dhe Siri është një sukses historik i boshtit të rezistencës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2017 09:45 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i ISIS, një sukses historik i boshtit të rezistencës

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit deklaroi se shkatërrimi i grupit terrorist ISIS në Irak, Liban dhe Siri është një sukses historik i boshtit të rezistencës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Shejkh Ali Da'mush, kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit, gjatë një takimi në Bejrut deklaroi: "Ata të cilët krijuan grupin terrorist ISIS dhe kanë shpenzuar me dhjetëra miliarda dollarë për ta mbështetur atë, sot me shkatërrimin e ISIS po kalojnë ditë të vështira. Grupet terroriste-takfiriste me në krye ISIS kanë shkaktuar dëme për Islamin më shumë se çdo kush tjetër. Këto grupe me veprimet e tyre barbare përgjatë më shumë se gjashtë viteve luftë dhe vrasje kanë përçarë shoqëritë dhe kanë kryer gjenocid kundër njerëzve të pafajshëm dhe kanë shpërngulur me miliona persona nga shtëpitë e tyre".