Hezbullahu tregohet inteligjent ndaj lëvizjeve të Saad Haririt
Në kohën kur kanë kaluar 2 javë nga kthimi i Saad Hariri në Liban, edhe pse kryeministri libanez mban qëndrime të dyanshme, lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbullah ka shprehur gatishmërinë për dialog kombëtar.
Libani, nusja e bardhë e Lindjes së Mesme edhe një herë është përfshirë në një dialog të paqartë politik. Sa'd Al-Harir i cili disa javë më parë në mënyrë të papritur ka vizituar Arabinë Saudite, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit. Al-Hariri në një transmetim të drejtpërdrejtë në intervistë me kanalin televiziv Al Arabija, deklaroi dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe tha se atmosfera aktuale e Libanit është shumë e ngjashme me kohën para vrasjes së Rafil Al-Hariri dhe se ai ka frikës se do të kryhet një atentat kundër tij. Sa'd Al-Hariri deklaroi: "Do të këputën duart e Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme". Kryeministri i Libanit gjithashtu shtoi: "Nuk e pranoj që Libani të jetë një vend për ta kërcënuar sigurinë e rajonit; nuk e pranoj që armët e Hezbullahut të Libanit të përdorën kundër popullit të Sirisë". Al-Hariri më pas pretendoi: "Irani është shumë i interesuar për prishjen e botës arabe. E keqja të cilën e ka dërguar Irani për rajoni, do t'i kthehet kundër tij. Pavarësisht politikës time të paanshme, Irani ka vazhduar veprimet destruktive të tij kundër Libanit.",- pretendoi ndër të tjera Sa'd Al-Harir në intervistë me kanalin Al Arabije të Arabisë Saudite. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze të Hezbullahut duke reaguar ndaj vendimit të Haririt deklaroi se kryeministri i Libanit ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Sejed Hasan Nasrullah i bëri këto deklarata pasi Saad Hariri, njoftoi dorëheqjen e tij nëpërmjet një deklarate televizive nga Arabia Saudite duke përmendur frikën për jetën e tij dhe duke akuzuar Iranin dhe lëvizjen Hezbullah për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve arabe. Irani ka kundërshtuar me forcë pretendimet e Haririt, duke thënë se dorëheqja e tij dhe hedhja e akuzave të pabaza të rregulluara si zakonisht nga sionistët, sauditët dhe SHBA-të, ishin një skenar tjetër për të krijuar tensione të reja në Liban dhe gjetkë në Lindjen e Mesme. Sejed Hasan Nasrullah vuri në dukje se njoftimi i dorëheqjes së Haririt erdhi pas një numri vizitash në Arabinë Saudite, duke shtuar se teksti dhe stili i dorëheqjes së Haririt treguan qartë se ai nuk ishte teksti i tij, por ishte një tekst saudit i diktuar kryeministrit libanez. “Deri më tani kemi arritur në përfundimin se askush në Liban nuk e di cila është arsyeja e vërtetë pas dorëheqjes së Haririt dhe të gjithë janë befasuar në këtë drejtim. Disa në Liban thonë se kryeministri është zemëruar me disa njerëz dhe parti, por këto fjalë nuk janë të sakta dhe arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij duhet të kërkohet në Arabinë Saudite”, shtoi Nasrullah. Saad harari i cili disa ditë më parë ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit në kohën kur ishte për vizitë në Arabinë saudite, më në fund është kthyer në Liban. Pas kthimit në Liban Sa'd Al-Hariri ka deklaruar se me kërkesë të Mishel Aun, presidentit të Libanit, do ta shtyjë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Libanit. Saad Al-Hariri të mërkurën pas takimit me Mishel Aun, presidentin e Libanit, me Nabie Bari, kryetarin e Parlamentit të Libanit, deklaroi: "Mishel Aun, presidenti i Libanit, më kërkoi mua që ta shtyjë dorëheqjen time për një kohë tjetër dhe unë e pranova këtë kërkesë në mënyrë që të bisedojmë në lidhje me motivet dhe arsyet e këtij vendimi". Sa'd Hariri ka thënë se i qëndron besnik zotimit të tij për bashkëpunim me Mishel Aun për ta mbrojtur Libanin përball zhvillimeve të rajonit dhe theksoi se në takimet e tjera që do të zhvillojë me funksionarët e tjerë të Libanit, do të gjejë rrugëzgjidhje për kalimin e kësaj krize. Në këto kushte Hezbullahu i Libanit është shprehur për ndjekur me kujdes dhe gjerësisht dialogun kombëtar për zgjidhjen e situatës së krijuar pas qëndrimeve të kryeministrit Hariri.