National Internest: Përballja e Teheranit dhe Riadit, është një Qerbela tjetër
Qendra hulumtuese “National Interest” në një raport të saj të publikuar me titull “Bixhozi i madh i Arabisë Saudite”, ka shkruar forcat e Arabisë Saudite pavarësisht se janë pajisur me mjete ushtarake moderne nga Amerika, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të përballen me ushtrinë e fortë të Iranit dhe Gardën e Revolucionit Islamik.
Muhamed Ejub, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Mishigan dhe anëtar i qendrës hulumtuese “Global Policy”, shkruan: “Riadi në mënyrë të vazhdueshme po mundohet të binda me para Donald Trump, presidentin e Amerikës, për një përballje ushtarake me Iranin dhe ashtu sikur që kohëve të fundit një analist amerikan ka shkruar, “Arabia Saudite dëshiron të luftojë me Teheranin edhe në qoftë se kjo luftë rezulton me vrasjen e ushtarit të fundit amerikan”.
Ai në një pjesë tjetër të artikullit shkruan: “Pavarësisht faktit se rezervat e naftës së Arabisë Saudite përbëjnë gati një të pestën e rezervave të botës, mirëpo përpjekjet e fundit të Riadit për të shtrirë ndikimin e vetë në rajon, kanë dështuar. Një prej këtyre përpjekjeve ka qenë mbështetja ndaj opozitarëve sunitë sirianë. Gjithashtu përpjekja e Arabisë Saudite për ta izoluar Katarin (në botën arabe) jo vetëm që ka dështuar, por e ka çuar Dohan në drejtim të Iranit. Përveç të gjitha këtyre rasteve fillimi i agresionit ushtarak kundër Jemenit për ta gjunjëzuar grupin Huthi (Lëvizjen Ansarullah), në vete konsiderohet një disfatë tjetër e madhe për Arabinë Saudite”.
Në vazhdim të këtij artikulli thuhet: “Përpjekja e Arabisë Saudite për ta forcuar ideologjinë Vehabiste, në realitet ka dhënë rezultat të kundërt dhe e ka vendosur mbretërinë saudite në një rrezik më të madh. Kjo është për arsye se degët e ndara ekstremiste dhe të rrezikshme nga Vehabizmi si ISIS, janë shndërruar në armiq të rrezikshëm për Riadin. Arabia Saudite ndoshta për një kohë të shkurt mund të fitojë mbështetjen e disa grupeve dhe vendeve, mirëpo efektshmëria e vogël e Arabisë Saudite nuk do të mund ta shndërrojë atë në një fuqi të pakonkurrent në rajonin e Lindjes së Mesme. Nga ana tjetër, Irani duke poseduar një politikë të jashtme të suksesshme dhe pavarësisht vendosjes së sanksioneve të ashpra ekonomike, mund t’i realizojë qëllimet e tij rajonale”.
Autori i artikullit shkruan: “Suksesi i aleancës së Iranit dhe Hezbullahut është i bazuar në këtë realitet se Teherani nuk bënë kurrfarë përpjekje që zotërojë të gjitha vendimet e Hezbullahut dhe kjo lëvize vet është një faktor i pavarur i Libanit i cili për shkak se posedon ideologji të njëjtë me Iranin, bashkëpunon në një linjë paralele. Si rezultat i kësaj, niveli i besimit ekzistues mes Hezbullahut dhe Iranit në mënyrë cilësore në krahasim me besimin mes Riadit dhe mbështetësve rajonale të tij, ka shumë dallim dhe ky i dyti nuk ekziston në bazë të koordinimit të qëllimeve dhe pranimit të pavarësisë dhe autonomisë së aleatëve të Riadit, por në një rrugë të njëanshme dhe në shkëmbim të mbështetjeve financiare dhe të nënshtrimit absolut ndaj Riadit”.
Në vazhdim të artikullit gjithashtu thuhet: “Shteti më i rëndësishëm jo arab dhe me popullsi myslimane sunite, do të thotë Turqia gjithashtu aktualisht në krahasim me periudhën para krijimit të krizës së Katarit, është afruar më tepër pranë Iranit. Siç duket edhe Omani i cili aktualisht ka marrëdhënie të mira me Teheranin dhe 30-40 % e popullsisë së tij është shiite, së bashku me Kuvajtin, janë vendet e tjera që mund të dalin nga orbita e Arabisë Saudite. Sulmet e fundit të princit Muhamed bin Selman dhe deklaratat e ashpra dhe provokuese të tij kundër Iranit, mund ta çojë përpara me një shpejtësi më të madhe përballjen mes Iranit dhe Arabisë Saudite”.
Autori shton: “Lëvizja e fundit e Arabisë Saudite për një përballje me Iranin, është miqësia me Izraelin (regjimin sionist), që në vete konsiderohet një dështim tjetër për Riadin. Kjo është për arsye se Arabia Saudite nga ana tjetër, gjithmonë pretendonte të jetë lidere e botës islame dhe botës arabe! Tani nëse princi Muhamed bin Selman do të vazhdojë deklaratat e tij të ashpra, kjo do të rezultojë me një disfatë tjetër për Arabinë Saudite dhe Lindjen e Mesme do ta fusë në një zjarr shumë më të madh. Në këtë kuadër mund të ndodhë beteja e Qerbelasë së dytë mes forcave të Jezidit dhe të Husejn bin Ali (a.s.), por megjithatë kësaj radhe ekziston mundësia që kjo betejë të ketë një fund plotësisht më të ndryshëm! Në vitin 680 të erës së re, më pak se 50 vite pas vdekjes së Profetit Muhamed s.a.v.s., një ushtri me mbi 30 mijë ushtarë të khalifatit të Jezidit 33 vjeçar, shkoi të luftojë kundër Husejn bin Ali (a.s.), nipit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe 72 shokëve të tij besnikë, i cili kishte sfiduar legjitimitetin e pushtetit emevit të bazuar në trashëgimi. Si rezultat i kësaj beteje e cila u zhvillua afër lumit Eufrat në qytetin Qerbela të Irakut të sotshëm, Husejn bin Ali (a.s.) u vra së bashku me të gjithë shokët e tij besnikë. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet e para të historisë së Islamit dhe u bë shkak për vërtetimin e identitetit politik të shiitëve (ndjekësve të Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë. Trashëgimtari aktual i khalifit Jezid bin Muavije, është Muhamed bin Selman, trashëgimtar i fronit mbretëror të Arabisë Saudite i cili gjithashtu është 33 vjeçar dhe aktualisht duket se në programin e tij ka luftën për t’i dhënë fund pranisë së myslimanëve shiitë në Lindjen e Mesme ashtu siç u mundua Jezidi në vitin 680 hixhri kameri. Muhamed bin Selman duke marrë parasysh balancimin e forcës në rajon, sidomos mes Arabisë Saudite dhe fuqisë avancuese të Iranit shiit, ka zgjedhur Hezbullahun e Libanit si objektivin e tij të parë dhe synon ta përsërisë tregimin e Qerbelasë dhe ta shkatërrojë Hezbullahun e Libanit i cili në krahasim me ushtrinë e Arabisë Saudite konsiderohet një forcë ushtarake e vogël, kështu që ai synon ta bëjë me Hezbullahun të njëjtën punë të cilën e ka bërë Jezidi me Husejnin (a.s.). Arrestimi shtëpiak i Sa’d Hariri, kryeministrit të Libanit, që u bë në Riad, ishte plumbi i parë i shkrepur për ta filluar këtë betejë”.