Al Khalifa sulmon protestuesit bahrejnas
Regjimi Al Khalifa në rajonin Deraz të Bahrejnit ka sulmuar protestuesit të cilët ishin ngritur në mbështetje të sheik Isa Kasem, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rrezikon vdekjen.
Bahrejnasit sot kanë protestuar në Manama, për të mbështetur klerikun e njohur shiit Sheik Isa Kasem. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, disa muaj pas vendimit të regjimit Al Khalifa të Bahrejnit për t'i hequr nënshtetësinë Sheik Isa Kasem, myslimanët shiitë të Bahrejnit sot kanë protestuar përpara shtëpisë së Sheik Isa Kasem në Manama kundër këtij vendimi të regjimit Al Khalifa të Bahrejnit dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar të tij. Populli i Bahrejnit gjithashtu përpara shtëpisë së Isa Kasem kanë falur edhe namazin e xhumasë në mënyrë kolektive. Bahrejnasit duke hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa, kanë kërkuar anulimin e vendimit për heqjen e nënshtetësisë së Sheik Isa Kasem dhe ndërprerjen e gjykimit të tij. Bahrejni që nga viti 2011, është përfshirë nga protestat e gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa.