Regjimi sionist kërcënon me vrasje Sejed Hasan Nasrullah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63185-regjimi_sionist_kërcënon_me_vrasje_sejed_hasan_nasrullah
Runen Malis, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, ka deklaruar se në luftën e ardhshme me Hezbullahun e Libanit, Sejed Hasan Nasrullah do të jetë objektiv i Tel Avivit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2017 11:56 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist kërcënon me vrasje Sejed Hasan Nasrullah

Runen Malis, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, ka deklaruar se në luftën e ardhshme me Hezbullahun e Libanit, Sejed Hasan Nasrullah do të jetë objektiv i Tel Avivit.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se regjimi sionist ka kërcënuar me vrasje Sejed Hasan Nasrullah. Runen Malis, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, në lidhje me këtë ka thënë: "Në çfarëdo lloj lufte të ardhshme me Hezbullahun e Libanit, Sejed Hasan Nasrullah do të jetë objektiv i Tel Avivit. Padyshim se vrasja e Sejed Hasan Nasrullah do të ushtrojë ndikim të madh në zhvillimin e luftës së ardhshme".