Huthi: Jemenasit shkatërruan një komplot të rrezikshëm
Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Abdul-Malik al-Huthi, deklaroi se lëvizja e tij ka arritur të pengojë një kërcënim të madh për sigurinë e vendit duke shkatëruar komplotin e përgatitur nga ish-presidenti Ali Abdullah Saleh dhe forcat e tij.
Ai shtoi se përkundër pretendimeve të tij të hershme për kundërshtimin e agresionit saudit, Saleh më në fund ndryshoi kursin dhe u bashkua me agresorët. Duke vënë në dukje se të gjithë u befasuan nga ndryshimi i papritur i Saleh, Abdul-Malik al-Huthi tha se luftimet në kryeqytetin Sana'a në ditët e kaluara kishin shqetësuar njerëzit për sigurinë dhe unitetin në vend. “Pasi zbuluan pozicionin e tyre të ri, u kërkuam atyre që të ndalonin aktivitetet e tyre luftarake dhe kriminale dhe u thamë se kjo ishte rrugë e gabuar që ata kishin marrë”, tha Huthi në një fjalim televiziv. Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit shtoi: "Megjithatë, ata refuzuan kërkesën tonë dhe vazhduan me qasjen e gabuar pro-saudite dhe përfunduan me bllokimin e rrugëve të kryeqytetit. Ata synonin të bënin të njëjtën gjë edhe në provinca dhe qytete të tjera ... por sot, ky komplot u shkatërrua shumë shpejt". Duke vënë në dukje se pozicionet e fundit të marra nga Saleh ishin haptazi në favor të armiqve të Jemenit, udhëheqësi i Ansarullahut tha se qëndrimet e reja të Saleh, të mbështetura nga fronti i bashkuar i mediave të armiqve, befasuan madje edhe anëtarët e partisë së tij. Huthi tha se ka pasur koordinim mes forcave të milicisë së Saleh dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili u dha atyre mbështetje ajrore për të pushtuar Sana'an dhe për t'i dhënë fund luftës në Jemen në favor të tyre.