Liga Arabe nuk përfaqëson vendet islame
Kryetari i këshillit ligjor të Hezbullahut të Libanit deklaroi se Liga Arabe nuk është përfaqësues i vendeve islame.
Agjencia e lajmeve Rasa njoftoi se Shejkh Muhamed Jazbak, kryetari i këshilli ligjor-fetar të Hezbullahut të Libanit, kritikoi ashpër heshtjen e Ligës Arabe ndaj krimeve që po ndodhin në Siri, Jemen, Irak, Libi dhe Palestinë dhe theksoi se ngjarjet që po ndodhin sot, janë rezultat i neglizhencës ndaj çështjes së Palestinës si bosht faktor që garanton dinjitetin e umetit arab dhe islam. Shejkh Jazbak dënoi deklaratën e Ligës Arabe në të cilën Hezbullahu i Libanit është quajtur grup terrorist dhe shtoi: "Liga Arabe mund të flasë vetëm në emër të vetë dhe qëndrimi i saj nuk ka kurrfarë lidhje me Umetin Islamik.
 
							 
						 
						