Intifada e katërt kundër zjarrit të ndezur nga Trump dhe Netanjahu
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64001-intifada_e_katërt_kundër_zjarrit_të_ndezur_nga_trump_dhe_netanjahu
Vendet islamike pas organizimit të namazit të xhumasë dhe protestave kundër Amerikës dhe Izraelit kanë kërkuar nisjen e intifadës së re të Palestinës. Menjëherë pas shpalljes së vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, në të gjithë botën janë organizuar protesta kundër këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 04:49 Europe/Tirane

Vendet islamike pas organizimit të namazit të xhumasë dhe protestave kundër Amerikës dhe Izraelit kanë kërkuar nisjen e intifadës së re të Palestinës. Menjëherë pas shpalljes së vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, në të gjithë botën janë organizuar protesta kundër këtij vendi.

Palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Rripin e Gazës kanë hyrë në grevë dhe kanë dalë në rrugë, për të protestuar ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kodsin si kryeqytet të Izraelit. Protestuesit palestinezë janë përplasur me forcat e policisë izraelite, ndërsa ende dëgjohen krisma dhe zhurma të forta.  Izraeli ka dislokuar qindra forca shtesë të sigurisë në Bregun Perëndimor për shkak të rritjes së tensioneve. Sipas disa raporteve, së paku 34 palestinezë janë plagosur nga plumbat e forcave pushtuese izraelite. Dyqanet mbetën të mbyllura dhe studentët qëndruan në shtëpi të enjten pas një thirrjeje nga fraksionet palestineze për një grevë në të gjitha shkollat. Greva e përgjithshme u organizua edhe nga shumë biznese. Ministria palestineze e Arsimit të enjten e deklaroi ditë pushimi dhe u kërkoi mësuesve dhe studentëve të marrin pjesë në tubimet anti-SHBA në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, në Rripin e Gazës dhe në Kods. Protesta kanë shpërthyer edhe në Egjipt, Turqi, Jordani, Tunizi, Pakistan etj. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Liga Arabe kanë thënë se do të mblidhen në ditët e ardhshme për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj vendimit të Trump. Ekziston frika se ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm mund të çojë në shpërthim të paparë të dhunës. Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas e konsideroi si një deklaratë të "luftës" vendimin e  SHBA-së për të njohur Kodsin si "kryeqytet" i regjimit okupator të Izraelit, duke bërë thirrje për organizimin e "ditës së zemërimit" kundër Uashingtonit dhe Tel Avivit. Ismail Hanije, e quajti vendimin e Uashingtonit një "agresion ndaj popullit palestinez dhe një luftë kundër vendeve të shenjta islame". Ai bëri thirrje për një intifadë të re palestineze kundër Izraelit dhe tha se kjo kryengritje duhet të fillojë që të premten. "Kjo politikë sioniste e mbështetur nga SHBA nuk mund të ndalet nëse nuk ndezim një intifadë të re", tha Hanije duke shtuar: "Le të jetë 8 dhjetori dita e parë e intifadës së re kundër pushtuesit". Kreu i Hamasit tha se lëvizja e rezistencës me bazë në Gaza është plotësisht gati "të përballet me këtë rrezik strategjik që kërcënon Kodsin dhe të gjithë Palestinën". Shefi i Hamasit tha se palestinezët nuk e njohin Izraelin pasi njësia e paligjshme sioniste nuk ka tokë në territoret palestineze për të kërkuar një "kryeqytet".  Nisjen e intifadës së re kundër regjimit sionist e tregon edhe raporti i ministrisë së shëndetësisë së Palestinës ku thuhet për martirizimin e 3 personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve në sulmet e fundit të sionistëve ndaj popullit palestinez. Në Bejtul Mukades janë plagosur 935 persona ndërsa në rripin e Gazës 179 persona prej të cilëve 5 janë në gjendje të rëndë. Avionët luftarakë të regjimit sionist ditën e premte kanë sulmuar veriun e rripit të Gazës me pretekstin e lëshimit të një rakete nga ky rajon në drejtim të kolonive sioniste. Që nga koha e shpalljes së vendimit të Donald Trump për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, territoret e pushtuara po përjetojnë përleshje mes palestinezëve dhe forcave sioniste. Ditën e premte me mijëra palestinezë janë ngritur në protesta në Bejtul Mukadesin, Rripin e Gazës, Ramallah dhe BPLJ për të dënuar vendimin e presidentit amerikan për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades. Në shumë vende islame, gjatë kohës së organizimit të namazit të xhumasë janë organizuar protesta kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump.