Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik: Rënia e Unionit Arab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64199-këshilli_i_bashkëpunimit_i_gjirit_persik_rënia_e_unionit_arab
Zhvillimet e fundit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe paaftësia e Arabisë Saudite për t'u bashkuar me anëtarët e tjerë të Këshillit për t'u përballur me Katarin, kanë ngritur perspektivën për rrëzimin e unionit rajonal ndërqeveritar të Unionit Arab.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2017 17:39 Europe/Tirane
  • Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik: Rënia e Unionit Arab

Zhvillimet e fundit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe paaftësia e Arabisë Saudite për t'u bashkuar me anëtarët e tjerë të Këshillit për t'u përballur me Katarin, kanë ngritur perspektivën për rrëzimin e unionit rajonal ndërqeveritar të Unionit Arab.

Disa vëzhgues janë gjithashtu të mendimit se me Rijadin dhe Abu Dhabin duke menduar për nxitjen e bashkëpunimit të përbashkët, Unioni Arab i Gjirit Persik prej gjashtë anëtarëve duket të jetë në prag të shpërbërjes. Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik ju bashkuan Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 1981 nën një bllok politik dhe ekonomik. Megjithatë, qëllimi kryesor i krijimit të tij ishte nxitja e bashkëpunimit midis kryeqyteteve arabe për të trajtuar ndikimin e Iranit në rajon. Mbledhja e 38-të e Këshillit u zhvillua më 5 dhjetor në Kuvajt, pavarësisht dallimeve midis anëtarëve rreth kohës së ngjarjes dhe urgjencës së një takimi të tillë. Por niveli i pjesëmarrësve në takim ishte tregues i përçarjeve të mëdha mes tyre. Ndryshe nga takimet e mëparshme, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani dhe Bahrejni morën pjesë në nivel të ministrave të jashtëm respektivisht të zëvendësministrave të jashtëm, ndërsa vetëm Katari dhe Kuvajti ndoqën takimin në nivele të larta shtetërore. Nga ana tjetër, gjashtë muajt e fundit janë vërejtur mospajtime mes anëtarëve të Ligës Arabe, duke treguar për përçarje të zgjeruara midis anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Historia filloi kur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni u bashkuan me Arabinë Saudite për të akuzuar udhëheqësit e Katarit për mbështetjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste dhe duke e vendosur këtë vend nën sanksione të ashpra. Kjo është ndërsa Kuvajti dhe Omani u pozicionuan për të ndjekur një politikë të moderuar drejt Dohës. Dhe ndarja në rritje midis anëtarëve ishte mjaft e dukshme gjatë takimit të Këshillit në dhjetor në Kuvajt, ku takimi fillimisht ishte planifikuar të vazhdonte për dy ditë për të trajtuar mosmarrëveshjet në vazhdim mbi lidhjet e Katarit, të përfunduara vetëm pas një ore e gjysmë kur Emiri i Kuvajtit Shejh Sabah Ahmad Al Xhaber AlSabah mbylli takimin për shkak të dallimeve diplomatike lidhur me marrëdhëniet me Dohën. Por vendimi për t'i dhënë fund takimit u bë pas njoftimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite rreth nënshkrimit të një marrëveshjeje të veçantë bashkëpunimi. Me sa duket, Këshilli nuk jep më efektivitetin e kërkuar për sauditët. Pra, Rijadi është duke zëvendësuar bllokun me një bashkim të ri dhe më të vogël që do të ndjekë për të arritur qëllime më specifike për të garantuar interesat e liderëve të rinj sauditë. Njoftimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe për krijimin e një komisioni të përbashkët midis Abu Dhabit dhe Riadit, vetëm pak orë përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit, ishte një mesazh i qartë për ata anëtarë të Këshillit, sidomos Kuvajtin, që nuk kishin arritur të qëndronin bashkë me Arabinë Saudite në konfrontimin e rëndë me Katarin.

Ndryshe nga përpjekjet e sauditëve për të vendosur Dohën nën sanksione më të ashpra, udhëheqësit e Kuvajtit janë përpjekur gjatë gjashtë muajve të fundit dhe që nga fillimi i krizës, të marrin rolin e një ndërmjetësi për t'i afruar më shumë kryeqytetet arabe në Gjirin Persik dhe për të nxitur konvergjencën midis tyre. Kjo  tendencë duket të jetë arsyeja kryesore e tendencës saudite për t'u larguar nga Këshilli.

Shumë vëzhgues besojnë se politikat e ndjekura nga gjenerata e re e liderëve në Arabinë Saudite në trajtimin e çështjeve në rajon, nuk tregojnë për asgjë, por vetëm për dështim.

Për më tepër, përpjekjet saudite për të formuar një bllok paralel në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik, me qëllim arritjen e qëllimeve më të gjera strategjike, mund të rrezikojnë seriozisht Këshillin dhe kjo mund të shërbejë si fillim i fundit të KBGJP.