Policia izraelite heton Natanjahun për korrupsion
Dhjetor 15, 2017 12:20 Europe/Tirane
Kryeministri i regjimit sionist, i akuzuar për korrupsion, është marrë në pyetje për herë të shtatë. Kryeministri sionist Benjamin Netanjahu u mor në pyetje sot në Bejtul Mokades për akuza për korrupsion.
Rrjeti i dytë televiziv i televizionit sionist kishte njoftuar më parë për zbulimin e dokumenteve të reja mbi korrupsionin financiar të Netanjahut dhe gruas së tij. Rrjeti sionist zbuloi se policia izraelite ka marrë një sërë faturash nga biznesmeni i pasur Arnon Milchan, të cilët kanë treguar se familja e Netanjahut ka marrë dhurata prej miliona Shekel (monedhë e regjimit sionist).
Tags