Ushtria siriane shkatërron një tunel 300 metra të terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64673-ushtria_siriane_shkatërron_një_tunel_300_metra_të_terroristëve
Forcat Speciale siriane arritën të shkatërronin një tunel prej 300 metrash të gjatë dhe 9 metra të thellë në të cilin fshiheshin terroristët në Rif Damask.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 15:53 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane shkatërron një tunel 300 metra të terroristëve

Forcat Speciale siriane arritën të shkatërronin një tunel prej 300 metrash të gjatë dhe 9 metra të thellë në të cilin fshiheshin terroristët në Rif Damask.

Agjencia e lajmeve Fars bëri të ditur se Ushtria siriane dhe forcat speciale të saj arritën të shkatërronin tunelin terrorist në Rif Damask. Duke gërmuar tunelin terroristët donin të infiltronin në burgun e grave në zonën Tel Kordi. Forcat siriane e shkatërruan tunelin me gjithë terroristët që ndodheshin brenda tij. Disa zona në rajonet lindore të Damaskut kontrollohen nga grupet terroriste dhe ISIS nga ku terroristët kryejnë sulme sporadike me mortaja në disa zona të Damaskut.