Hezbullahu i Libanit kërkon rrugëzgjidhje politike për luftën në Jemen
Hezbullahu i Libanit ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të agresionit ushtarake të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe fillimin e përpjekjeve serioze për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike të menjëhershme për t'i dhënë fund luftës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rezistenca Islamike e Libanit (Hezbullah) me anë të një deklarate të lëshuar me rastin e 1000 ditëve të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, pasi ka dënuar ashpër këtë agresion, ka theksuar: "Tre skenarë më kryesorë kanë përshkuar 1000 ditët e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit që i pari përbëhet nga krimet, dhuna, vrasjet dhe masakrat e civilëve. Skenari i dytë përbëhet nga rezistenca, qëndrueshmëria dhe durimi i popullit të shtypur të Jemenit duke filluar nga grat e fëmijët e deri te personat e moshuar. Heshtje e çuditshme dhe rrallë e vendeve arabe dhe islame si dhe Bashkësisë Ndërkombëtare përball krimeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit, përbën skenarin e tretë që është vërejtur gjatë 1000 ditëve të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit". Në vazhdim të kësaj deklarate, Hezbullahu i Libanit ka kërkuar nga të gjithë popujt arabë dhe myslimanë, nga të gjitha qeveritë dhe liderët shtetëror si dhe nga të gjithë partitë dhe intelektualët me ndërgjegje të zgjuar që ta thyejnë heshtjen e tyre në lidhje me këtë konflikt dhe të ndihmojnë popullin e Jemenit për t'i dhënë fund kësaj tragjedie njerëzore". Hezbullahu në fund ka theksuar se rezultati i durimit të popullit jemenas, do të jetë fitorja e këtij populli.