Kryeministri i Turqisë paralajmëron ashpër presidentin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64939-kryeministri_i_turqisë_paralajmëron_ashpër_presidentin_amerikan
Kryeministri i Turqisë të enjten deklaroi se Amerika mbeti vetëm në votimin e fundit përball 14 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 21, 2017 11:29 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Turqisë paralajmëron ashpër presidentin amerikan

Kryeministri i Turqisë të enjten deklaroi se Amerika mbeti vetëm në votimin e fundit përball 14 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Amerika përveçse ka përdor veto-në ndaj projektrezolutës së KS të OKB në lidhje me çështjen e Kodsit të shenjtë, tani kërcënon edhe vendet anëtare të OKB të cilat dëshirojnë të votojnë këtë çështje në Asamblenë e përgjithshme të OKB për ta detyruar presidentin amerikan që të anulojë vendimin e tij në lidhje me Kodsin e shenjtë. Me kërcënimet e tij ndaj vendeve të tjera, Donald Trump ka kaluar kufijtë e tij", - theksoi ndër të tjera Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë. Ndërkohë Shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoglu deklaroi se pret mbështetje të madhe ndaj rezolutës për Kudsin në AP të OKB-së. “Qasja ‘Unë jam superfuqi, unë jam më i madhi, bëhet ajo çfarë kërkoj unë’, për një vendim të cilin e gjithë bota e sheh si të gabuar, nuk vlen për botën e ditës së sotme", tha Çavuşoğlu në një deklaratë për media pas takimit të pestë trepalësh të ministrave të Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Iranit në Baku.