Obligimi për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65013-obligimi_për_të_njohur_zyrtarisht_kodsin_si_kryeqytet_të_palestinës
Saeb Erekat, sekretar ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), u bëri thirrje të gjitha vendeve të njohin shtetin palestinez me kryeqytet Kodsin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2017 15:47 Europe/Tirane
  • Obligimi për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të Palestinës

Saeb Erekat, sekretar ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), u bëri thirrje të gjitha vendeve të njohin shtetin palestinez me kryeqytet Kodsin.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, sekretari ekzekutiv i OÇP, pas miratimit të rezolutës nga ana e AP të OKB kundër vendimit të Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të Izraelit, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të botës për njohjen e shtetit të Palestinës me kryeqytet Kodsin. Erekat tha se miratimi i rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB pasqyron unitetin e botës për paqen dhe kuptimin e saj për pasojat negative të çdo vendimi të papërgjegjshëm dhe të njëanshëm për bashkësinë ndërkombëtare.