Guatemala transferon ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65177-guatemala_transferon_ambasadën_e_saj_nga_tel_avivi_në_kods
Presidenti i Guatemalës deklaroi se vendi i tij duke ndjekur Amerikën, synon të transferojë ambasadën nga Tel Avivi në Kods.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 04:59 Europe/Tirane
  • Guatemala transferon ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kods

Presidenti i Guatemalës deklaroi se vendi i tij duke ndjekur Amerikën, synon të transferojë ambasadën nga Tel Avivi në Kods.

Jimmy Morales, pas një bisede me Beniamin Netanjahu deklaroi se ministria e jashtme e Guatemalës do të bëjë transferimin e ambasadës nga Tel Avivi në Kods. Presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.