610 palestinezë të arrestuar që nga veprimi i Trump kundër Kudsit
Mediat e huaja kanë raportuar për arrestimin e 610 palestinezëve që nga fillimi i veprimit të Trump kundër Kudsit.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, gjithsej 610 qytetarë palestinezë janë arrestuar nga personeli ushtarak izraelit që prej aktit anti-palestinez të presidentit amerikan Donald Trump. Në mesin të burgosurve janë edhe 170 fëmijë dhe adoleshentë dhe 12 gra palestineze. Vlen të theksohet se më 6 dhjetor, Trump e njohu Kudsin si kryeqytetin e Izraelit dhe urdhëroi Departamentin Amerikan të Shtetit të siguronte aranzhimet për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Kjo është në kundërshtim me rezolutat e OKB-së dhe pikëpamjet e shumicës së vendeve në botë, duke përfshirë aleatët amerikanë në Evropë dhe vendet arabe dhe islamike, të cilët besojnë se ky veprim mund të ndikojë në eliminimin e mundësisë së një zgjidhjeje paqësore të çështjes palestineze dhe izraelite. Ky veprim i Trump ka shkaktuar një valë reagimesh negative në botë. Pas veprimeve të Trump-it, në rajone të ndryshme palestineze janë organizuar protesta në mbështetje të Kudsit, të cilat u shtypën me forcë nga ushtarët sionistë.