Maher Hamud: Shkatërrimi i Izraelit është afër
Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve të Rezistencës deklaroi se shkatërrimi i regjimit pushtues sionist, është afër.
Agjencia e lajmeve Rasa njoftoi se Shejkh Maher Hamud, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve të Rezistencës, duke theksuar se shkatërrimi i regjimit sionist është i sigurt, deklaroi: "Nuk ka mbetur kohë e gjatë deri në shkatërrimin e regjimit sionist, por natyrisht se kjo nuk do të thotë se ne duhet të ulemi dhe nuk duhet të bëjmë përpjekje. Të gjithë popujt arabë dhe mysliman duhet të bëjnë përpjekje fuqishëm për t'i dhënë fund pushtimeve të regjimit sionist në Palestinë". Duke kritikuar përpjekjet e disa sunduesve arab për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist Sjekh Hamud tha: "Ata të cilët janë bashkuar me armikun dhe po luftojnë kundër rezistencës, me padyshim se do të kenë fat të mjerueshëm".