Deputeti libanez: Kudsi i takon muslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65693-deputeti_libanez_kudsi_i_takon_muslimanëve
Një anëtar i fraksionit Besnikëria ndaj rezistencës, tha se Kudsi i përket myslimanëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2017 08:48 Europe/Tirane
  • Deputeti libanez: Kudsi i takon muslimanëve

Një anëtar i fraksionit Besnikëria ndaj rezistencës, tha se Kudsi i përket myslimanëve.

Deputeti libanez Hasan Fazlullah, të dielën ka folur rreth vendimit të Presidentit të SHBA Donald Truamp për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kuds, duke thënë: "Ky vendim i SHBA bëhet vetëm për të ndihmuar regjimin sionist në vazhdimin e okupimit të tokave palestineze, ndërsa Kudsi i takon vetëm myslimanëve". Deputeti libanez theksoi se Izraeli ka pushtuar qytetin Kuds duke shkelur të gjitha traktatet, rezolutat ndërkombëtare dhe çdo gjë që është konsensuale në botë dhe qëllimi i këtij pushtimi është jahudizimi i këtij qyteti të shenjtë. Fazlullah në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, ka thënë: Forcat e rezistencës së Libanit hynë në Siri për të luftuar grupet terroriste, qëllimi i të cilave ishte të mbronin Libanin dhe Kudsin në mënyrë që Palestina të mos humbiste dhe Libani nuk do të lihej në duart e grupeve takfiriste. Deputeti i parlamentit libanez theksoi se forcat e rezistencës mbrojnë Libanin nga takfiristët dhe se Libani, nëpërmjet sakrificës së forcave të rezistencës dhe neutralizimit të skemës terroriste të takfiristëve dhe izraelitëve në Siri, ndihmoi në eliminimin e terroristëve në vend. Shejh Naim Kasem, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, tashmë ka theksuar se deri sa të ekzistojnë  kërcënimet sioniste, forcat e rezistencës do të jenë të pranishme në Siri dhe kjo prezencë do të zgjasë deri në mposhtjen e plotë të projektit takfiri-sionist dhe amerikan dhe kthimin e sigurisë në Siri.