AAP i përgjigjet Trump: Kodsi nuk është në shitje
Zëdhënësi i presidencës së Autoritetet Autonom të Palestinës ka reaguar ndaj kërcënimit të presidentit amerikan për ndërprerjen e ndihmave financiare 300 milionë dollarë të Amerikës për palestinezët dhe theksoi se Kodsi nuk është në shitje.
Nabil Abu Redina të mërkurën theksoi se pas njohjes së Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e Amerikës, palestinezët nuk pranojnë të rifillojnë negociatat për paqe me Izraelin. Ai deklaroi: "Kodsi (Jeruzalemi) është kryeqyteti i përhershëm i shtetit të Palestinës dhe ai nuk shitet në shkëmbim të floririt ose të miliarda dollarëve amerikanë". Ndërkohë lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) më parë ka deklaruar se ndërprerja e ndihmave financiare të Amerikës për agjencinë UNRWA dhe për AAP nëse palestinezët nuk pranojnë të rifillojnë negociatat për paqe me Izraelin, është një lloj shantazhi politikë. Hamas theksoi se ky vendim i Amerikës është një sjellje e pa mend dhe larg etikës së këtij vendi, prandaj palestinezët duhet të jenë të bashkuar dhe së bashku të rezistojnë përball presioneve. Për tu përballur me veprimet e Amerikës, vendet islame dhe arabe duhet të mbështesin më shumë popullin e Palestinës në realizimin e të drejtave të tij.