Avokati familjar i ish-mbretit saudit zbulon skandale të reja
(last modified Tue, 09 Jan 2018 14:21:25 GMT )
Janar 09, 2018 15:21 Europe/Tirane
  • Avokati familjar i ish-mbretit saudit zbulon skandale të reja

Pas arrestimit dhe torturimit të princit Selman bin Abdulaziz, dhëndri i ish-mbretit Abdullah të Arabisë Saudite, avokati i kësaj familje ka zbuluar skandale të reja kundër regjimit Al Saud.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ila Hatem, avokti-francez-libanez, i princit Selman bin Abdulaziz, ka thënë se në kuadër të arrestimeve të gjera në familjen saudite, më katër janar me urdhër të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, forcat e gardës speciale kanë bastisur shtëpinë ku qëndronte princi Selman bin Abdulaziz dhe para syve të babait, gruas dhe vajzës së tij të vogël, e kanë rrahur dhe e kanë arrestuar duke e dërguar në një vend të panjohur. Hatem shtoi se në lidhje me këtë veprim të Muhamed bin Selman, nuk është publikuar kurrfarë informacioni zyrtar. Avokati familjar i princit saudit të arrestuar shtoi: "Muhamed bin Selman është pa eksperiencë nga çdo aspekt dhe është vetëm një kukull në duar të Amerikës dhe Donald Trump, presidenti i Amerikës, duke inkurajuar këtë të ri ambicioz, po zbaton politikat e tij me të cilat nuk ka qëllim tjetër, përveç mbledhjes së dollarëve naftor të Arabisë Saudite. Vizita e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në Arabinë Saudite është bërë saktësisht para arrestimeve të gjera për llogaritje familjare, gjë që tregon dritën e gjelbër të Amerikës dhe inkurajimin e Muhamed bin Selman në këtë drejtim.

Tags