Vazhdojnë protestat e palestinezëve kundër vendimit të Trump rreth Kudsit
Njëkohësisht me vazhdimin e protestave të palestinezëve kundër vendimit të fundit të Donald Trump, presidentit të SHBA, në lidhje me Kudsin e pushtuar, rajone të ndryshme të BPLJ janë përfshirë nga përleshje të ashpra midis pushtuesve sionistë dhe palestinezëve.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, një numër i palestinezëve në rajone të ndryshme të BPLJ, me kërkesë të forcave kombëtare dhe islamike palestineze, të martën kanë organizuar protesta kundër vendimit të fundit të Trump për shpalljen e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe kanë njoftuar se e premtja e ardhshme është shpallur si "Dita e zemërimit". Ashtu si ditët e mëparshme, forcat sioniste kanë shtypur protestat dhe janë përleshur me palestinezët, duke plagosur një numër prej tyre. Forcat sioniste arrestuan të paktën 17 palestinezë në Al Khalil, Tulkarem dhe Rramallah në BPLJ, ku në mesin e tyre ishin një numër çlirimtarësh palestinezë. Amin Shuman, zyrtar i Komiteti të lartë për çështje të të burgosurve palestinezë, ka theksuar se numri i të arrestuarve palestinezë është rritur pas vendimit të Trump kundër Kudsit dhe që nga ajo kohë e deri më tani, janë arrestuar mbi 750 palestinezë.