Katari paraqet ankesë kundër EBA në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66669-katari_paraqet_ankesë_kundër_eba_në_ks_të_okb
Përfaqësuesja e Katarit në OKB të enjten në mbrëmje ka paraqitur një aktakuzë kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në KS të OKB për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2018 11:53 Europe/Tirane
  • Katari paraqet ankesë kundër EBA në KS të OKB

Përfaqësuesja e Katarit në OKB të enjten në mbrëmje ka paraqitur një aktakuzë kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në KS të OKB për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ulja Ahmed bin Sej Ale Thani me anë të një letre dërguar për kryetarin e KS të OKB, ka thënë se një avion luftarak i më datë 21 dhjetor të vitit 2017 përgjatë 1 minute ka fluturuar mbi hapësirën ajrore të Katarit, saktësisht mbi zonën speciale ekonomike të këtij vendi. Përfaqësuesja e përhershme e Katarit në OKB këtë veprim të Emirateve të Bashkuara Arabe e ka quajtur “veprim provokues” dhe “armiqësore” ndërsa ka thënë se Doha do të marrë masat e duhura për të mbrojtur kufijtë, hapësirën ajrore dhe sigurinë kombëtare të Katarit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni gjatë muajve të fundit në mënyra të ndryshme po ushtrojnë presion mbi Katarin.