Me mijëra banorë të Tel Avivit protestojnë kundër Netanjahut
Me mijëra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta kundër aferave korruptive të kryeministrit izraelit, Beniamin Netanjahu.
Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e kryeministrit Netanjahu për korrupsion. Izraelitët edhe një herë janë ngritur në protesta kundër kryeministrit të regjimit sionist dhe me mijëra banorë të Tel Avivit të qyteteve të tjera të regjimit sionist, janë ngritur kundër kryeministrit të regjimit sionist i cili akuzohet për afera korruptive. Protestat janë organizuar për të dënuar korrupsionin e Netanjahut dhe të pranishmit në pankartat e tyre në vend që të shkruanin Krye-Ministër kanë shkruar fjalën Krim-ministër. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist po hetohet nga policia për afera korruptive dhe kjo ka ngjallur vazhdimisht protesta në Tel Aviv, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit sionist. Javët e fundit kryeministri i regjimit sionist është thirrur disa herë në polici për shpjegime rreth 2 dosjeve të ngritura kundër tij për korrupsion. Vlen të theksohet se korrupsioni financiar dhe imoraliteti është i përhapur shumë në mesin e funksionarëve të regjimit sionist. ish kryeministri i regjimit sionist Ehud Olmert është dënuar në vitin 2014 për marrjen e ryshfeteve. Ariel Sharon gjithashtu kur ka qenë kryeministër është akuzuar për marrjen e ryshfeteve dhe për shpërdorim të fondeve shtetërore.