Vazhdon arrestimi i zyrtarëve palestinezë nga ushtarët sionistë
Forcat okupuese sioniste arrestuan deputetin palestinez Omar Abdul Razik në shtëpinë e tij në zonën Salafit të Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Militantët sionistë arrestuan tetë civilë palestinezë pas veprimeve të tyre represive në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, transmeton agjencia e lajmeve Mehr. Sipas mediave palestineze, pas këtij sulmi ka pasur një konflikt të ashpër midis sionistëve dhe qytetarëve palestinezë. Nga 6 dhjetori 2017, territoret palestineze u shndërruan në një skenë konflikti të ashpër midis militantëve sionistë dhe palestinezëve në shenjë proteste kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për shpalljen e Jerusalemit (Kodsit lindor) si kryeqytet të Izraelit.