Mbledhja e parave të sheikëve nga shteti në Arabinë Saudite
Qeveria e Arabisë saudite, ka konfiskuar hotelin e njohur dhe luksoz Daral’Tuhid që është pronë e Abdul’aziz bin Fahd al-Saud.
Gazeta Sharkul i Katarit thotë se hoteli ndodhet përballë xhamisë Masxhidul Heram. Princi Abdul’aziz bin Fahd al-Saud, shatorin e kaluar së bashku me disa sheikë dhe princa të tjerë sauditë, u arrestua dhe është dërguar në një vend të panjohur. Pasuria e tij është llogaritur 10 miliard dollarë. Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, prej disa muajsh po zbaton planin e tij për luftën kundër korrupsionit dhe në këtë kuadër ka arrestuar disa princa Saudite. Sa i përket këtij veprimi, shumë qarqe mediatike dhe analitike besojnë se veprimi i trashëgimtarit bin Selman dhe konfiskimi i pasurive të princave sauditë është bërë për të ulur deficitin buxhetor të qeveris së Arabisë Saudite, i cili është shtuar shumë për shkak të politikave të pamatura të tij. Pretendimet e bin Selman për luftën kundër korrupsionit bëhen në kohën kur ai ashtu si shumë princa të tjerë në Arabinë Saudite ka shumë dosje të përfolura për korrupsion dhe për zhvatjen e pasurisë së popullit. Al Suad që nga viti 1932 sundon shtetin në Arabinë Saudite. Që nga ai vit e deri më sot lufta për pushtet gjithmonë ka qenë dhe është një prej hallkave kryesore të familjes mbretërore. Mirëpo kjo luftë vitet e fundit ka marrë përmasa shumë herë më të gjera. Sjellja e bin Selman, tregon për metoda moderne të cila më shumë ngjasojnë me sjelljet mafioze. Blerja e armatimeve, plotësimi i shpenzimeve të luftës në Jemen, ndërhyrja e vazhdueshme në çështjet e rajonit, deficiti buxhetor 20% i vitit 2018, të gjitha janë rezultat i politikave të padrejta dhe i keqpërdorimit të pushtetit administrativ të familjes al-Saud dhe i mbretit Selman. Kjo gjendje e ka detyruar princin Muhamed bin Selman që të bllokojë pasuritë e princave të tjerë të vendit dhe ata t’i prezantojë si faktorë që kanë shkaktuar probleme për ekonominë në vend dhe faktorë të korrupsionit në Arabinë Saudite. Mirëpo në këtë mes shumat miliarda dollarësh që u janë marrë princave të arrestuar sauditë, në vend që të shkojnë në thesarin e shtetit kanë shkuar në llogari të Trupit të Lartë Gjykues që është organ i kontrolluar nga Muhamed bin Selman, trashëgimtar i fronit në Arabinë Saudite. Kjo tregon se pretendimi i mbretit Selman për luftën kundër korrupsionit është vetëm një shfaqje teatrale për të eliminuar rivalët e vet. Arabia Saudite për shkak të një shteti të korruptuar si al-Saud është një vend i mbështetur vetëm tek të ardhurat nga nafta dhe vitet e fundit ku vend për tu përballur me problemet ekonomike ka ndërmarra masa të tilla si marrja e ryshfeteve apo konfiskimi i pasurive të princave dhe afaristëve të saj. Të tilla zhvillimet reagojnë se procesi i rrëzimit të shtetit al-Saud për shkak të princit të nxituar, aventuresk dhe lakmitar, d.m.th. Muhamed bin Selman, është përshpejtuar shumë.