Abu Bakr Bagdadi ka ikur në Afrikë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67587-abu_bakr_bagdadi_ka_ikur_në_afrikë
Gazeta angleze Sun shkroi të mërkurën se Abu Bakr Bagdadi, udhëheqës i grupit terrorist ISIS, ka ikur në Afrikë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 24, 2018 20:11 Europe/Tirane
  • Abu Bakr Bagdadi ka ikur në Afrikë

Gazeta angleze Sun shkroi të mërkurën se Abu Bakr Bagdadi, udhëheqës i grupit terrorist ISIS, ka ikur në Afrikë.

Sipas këtij burimi, mendohet se Abu Bakr Bagdadi është aktualisht në Çad ose afër Nigerit. Gazeta raportoi se “udhëheqësi i ISIS-it është arratisur nga Iraku dhe tani është strehuar në Afrikë, ku shpreson të rindërtojë organizatën e tij të shkatërruar në këtë kontinent”. Naxhi Ibrahim, një ish-udhëheqës i grupit Xhama’at-e-Islami në Egjipt, gjithashtu theksoi: “Abu Bakr Bagdadi mund të fshihet midis Algjerisë dhe Nigerit në një zonë në veri të Çadit ose në ndonjë rajon kufitar të pa monitoruar “.