Partitë kurde kërkojnë nga Bashkësia Ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Turqinë
(last modified Sun, 28 Jan 2018 13:55:46 GMT )
Janar 28, 2018 14:55 Europe/Tirane
  • Partitë kurde kërkojnë nga Bashkësia Ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Turqinë

Pas agresionit ushtarak të Turqisë kundër qytetit Afrin në veri të Sirisë, partitë kurdë kanë kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj Turqisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se partitë kurde në një deklaratë të tyre kanë shkruar se lufta e Sirisë është në prag të hyrjes në vitin e tetë saj dhe ka shkaktuar vrasjen shumë njerëzve, shkatërrimin e këtij vendi dhe shpërnguljen e një numri të madh të qytetarëve. Por kjo krizë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake mes palëve të përfshira në konflikt, sepse kjo rrugëzgjidhje ka dështuar ndërkohë që përpjekjet ndërkombëtare po vazhdojnë për gjetjen e rrugëzgjidhjes politike. Partitë kurdë në këtë deklaratë gjithashtu kanë shkruar se forcat terroriste sidomos ISIS në përballje me rezistencën e forcave të Sirisë demokratike janë duke u shkatërruar. Rajoni i sigurt i Afrinit i cili ka strehuar në vete me dhjetëra mijëra refugjatë sirianë, tani po përballet me agresionin ushtarak barbar të Turqisë dhe Katarit dhe gjatë këtij agresioni po përdoren lloje të ndryshme të armëve për të goditur fshatrat dhe qytetet e këtij rajoni. Partitë kurde të Afrinit kanë kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, nga të gjitha organizatat humanitare dhe të të drejtave të njeriut, nga forcat kombëtare të Sirisë dhe nga të gjitha grupet të cilat kanë përgjegjësi ligjore dhe morale dhe njerëzore që të përdorin të gjitha mjetet për të ushtruar presion mbi Turqinë për ndaljen e agresionit ushtarak në Afrin.

Tags