Forcat detare izraelite frikësohen nga fuqia ushtarake e Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67955-forcat_detare_izraelite_frikësohen_nga_fuqia_ushtarake_e_hezbollahut
Ish-komandanti operativ i forcave detare izraelite shprehu shqetësime rreth potencialit ushtarak detar të Hezbollahut libanez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2018 16:43 Europe/Tirane
  • Forcat detare izraelite frikësohen nga fuqia ushtarake e Hezbollahut

Ish-komandanti operativ i forcave detare izraelite shprehu shqetësime rreth potencialit ushtarak detar të Hezbollahut libanez.

 Shaul Chorev, ish-drejtor i Departamentit të Operacioneve të Marinës Sioniste, duke folur për gazetën Jerusalem Post, tha:” Hezbollahu nuk ka nevojë të pajiset me anije luftarake si Izraeli. Ne duhet të presim që ata të përdorin taktika të pazakonta për të sfiduar Izraelin”. Ai shtoi: “Në rast të një lufte të re me Libanin, lëvizja Hezbollah do të përdorë anijet dhe skafet kamikaze si dhe raketat precize kundër marinës izraelite”. Ish-zyrtari i lartë ushtarak sionist shtoi se “në betejën e ardhshme Hezbollahu do të përqendrohet në det, sepse 90 përqind e importeve të Izraelit zhvillohen nëpërmjet detit dhe Izraeli është shumë i varur nga transporti detar”. Më parë, Nuam Tifon, një ish-komandantë i lartë ushtarak sionist, paralajmëroi: “Sistemet mbrojtëse nuk janë të mjaftueshme dhe saktësia e raketave të Hezbollah padyshim që mund të godasë instalimet strategjike, për mbrojtjen e të cilave ne nuk jemi të përgatitur”.