Hezbullahu i Libanit paralajmëron regjimin sionist
Hezbullahu i Libanit nëpërmjet forcave paqeruajtëse të OKB të vendosura në jug të Libanit, ka paralajmëruar regjimin sionist për ndërtimin e murit të sigurisë në kufijtë me Libanin.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kanali 2 i televizionit të regjimit sionist ka deklaruar se Hezbullahu i Libanit ka kërcënuar se nëse regjimi sionist nuk ndërpretë ndërtimin e murit të siguri në kufijtë me Libanin, do të hapë zjarr në drejtim të forcave izraelite. UNIFEL nga frika e shpërthimit të ndonjë konflikti të ri, ka dërguar mesazhe për ambasadorët e Amerikës dhe Anglisë në mënyrë që ata të paralajmërojnë kryeministrin e regjimit sionist. Muri i ri i sigurisë së regjimit sionist në kufirin me Libanin është i njëjtë me atë në kufij me Egjiptin dhe do të ndërtohet përgjatë 30 km dhe lartësi 6 m për të cilin do të shpenzohen 28 milion dollarë. Më parë edhe Këshilli Suprem i Sigurisë së Libanit ka theksuar se ndërtimi i këtij muri nga ana e regjimit sionist në zonën kufitare me Libanin, shkel rezolutën 1701 të KS të OKB dhe për të penguar këtë veprim do të marrë të gjitha masat e duhura.