Deklarata përfundimtare e konferencës në mbështetje të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68109-deklarata_përfundimtare_e_konferencës_në_mbështetje_të_palestinës
Konferenca studentore në mbështetje të intifadës palestineze ka përfunduar punimet me nxjerrjen e një deklarate ku theksohet përballja me regjimin sionist dhe mbështetja për aspiratat e myslimanëve dhe për çlirimin e Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2018 06:29 Europe/Tirane
  • Deklarata përfundimtare e konferencës në mbështetje të Palestinës

Konferenca studentore në mbështetje të intifadës palestineze ka përfunduar punimet me nxjerrjen e një deklarate ku theksohet përballja me regjimin sionist dhe mbështetja për aspiratat e myslimanëve dhe për çlirimin e Palestinës.

Konferenca u mbajt në qytetin Mashhad në lindje të Iranit dhe në të morë pjesë përfaqësues nga Palestina, Libani, Irani dhe studentë nga shumë vende islamike. Në këtë deklaratë theksohet se për tu përballur me sionistët është e nevojshme një lëvizje e re e cila mund të realizohet vetëm nga të rinjtë e botës islame. Deklarata përmend përpjekjet e lobit ndërkombëtar sionist për të sunduar Azinë Perëndimore dhe thotë se gjuha e përdorur nga politikanët perëndimor dhe plani për Lindjen e Mesme të Re dhe Lindjen e Mesme të madhe tregon se sionistët synojnë të kthehen në fuqinë e parë të rajonit duke dobësuar të tjerët. Kjo deklaratë thotë se plani për Lindjen e Mesme të Madhe nuk do të prekë vetëm vendet e boshtit të rezistencës por edhe disa pushtetarë dhe qeveri të korruptuara dhe kriminalë në rrethinat jugore të Gjirit Persik.