OKB: Koalicioni arab është përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68245-okb_koalicioni_arab_është_përgjegjës_për_vrasjen_e_fëmijëve_në_jemen
Kombet e Bashkuara në një raport kanë thënë se koalicioni agresor arab i udhëhequr nga Arabia Saudite është përgjegjës për vdekjen e fëmijëve në Jemen dhe për lënien e tyre me pasoja fizike dhe mendore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2018 12:16 Europe/Tirane
  • OKB: Koalicioni arab është përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Jemen

Kombet e Bashkuara në një raport kanë thënë se koalicioni agresor arab i udhëhequr nga Arabia Saudite është përgjegjës për vdekjen e fëmijëve në Jemen dhe për lënien e tyre me pasoja fizike dhe mendore.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar burime nga kanali televiziv Al Jazeera, në raportin e Komitetit të OKB për gjendjen e fëmijëve në zonat e luftës në mbarë botës, thuhet se gjendja e fëmijëve në Jemen është shumë e rëndë. Në këtë raport thuhet se koalicioni agresor arab është përgjegjës për vrasjen e 68 fëmijëve dhe për plagosjen e 36 të tjerëve në Jemen gjatë verës së kaluar. Sipas raportit, nga 20 deri 30 sulme ajrore të koalicionit janë regjistruar çdo ditë kundër Jemenit, disa prej të cilave kanë qëlluar shkollat dhe shtëpitë. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi fushatën ushtarake kundër Jemenit në mars 2015 për të sjellë qeverinë e saj të preferuar në pushtet. Më shumë se 13,600 jemenas janë vrarë deri tani në këtë luftë.