Vazhdojnë avancimet e ushtrisë së Sirisë në provincën Idlib
Ushtria e Sirisë dhe forcat e rezistencës në vazhdim të avancimeve të veta në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë, të premten kanë arritur 9 km afër qytetit Saraqib.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se provinca Idlib është qendra kryesore e grupeve terroriste dhe kryengritësve sirianë. Terroristët kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonet e ndryshme të kësaj province. Ushtria e Sirisë dhe forcat e boshtit të Rezistencës me mbështetjen e grupeve të mbrojtjes popullore, gjatë javëve të fundit kanë çliruar një numër të madh të fshatrave dhe të rajoneve të provincës Idlib nga pushtimi i grupeve terroriste dhe kryengritësve të armatosur sirianë. Ushtria e Sirisë të premten gjithashtu ka sulmuar pozicionet e terroristëve të Frontit Nusra në qytezën Xhazaraja në pjesën jugore të Alepos në veri të Sirisë.