Ushtria e Jemenit shkatërron sistemin saudit të mbrojtjes raketore “Patriot”
Njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë shkatërruar sistemin raketor “Patriot PAC-3” të regjimit saudit në jugperëndim të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira i Jemenit të shtunën duke njoftuar mbi shkatërrimin e sistemit raketor të Arabisë Saudite në provincën Mokha në jugperëndim të Jemenit, ka theksuar mbi bashkëpunimin e forcave jemenase në kryerjen e operacionit kundër forcave saudite dhe mercenarëve të këtij regjimit në rajone të ndryshme të Jemenit. Arabia Saudite nënshkroi një kontratë prej 1.75 miliardë dollarë me Shtetet e Bashkuara për blerjen e raketave Patriot Pack-3 në vitin 2015. Pack-3 është versioni më i fundit dhe më i avancuari i raketave Patriot. Ky sistem ka aftësinë për të shkatërruar raketat balistike. Fuqia mbrojtëse e ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen po rritet çdo ditë e më shumë edhe përkundër rrethimit të Jemenit nga regjimi saudit.