Turqi, tre gazetarë dënohen me burgim të përjetshëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69309-turqi_tre_gazetarë_dënohen_me_burgim_të_përjetshëm
Një gjykatë turke ka dënuar gjashtë të pandehur, duke përfshirë tre gazetarë të shquar, me burgim të përjetshëm lidhur me akuzat për përfshirje në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të vitit 2016.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 17, 2018 12:45 Europe/Tirane
  • Turqi, tre gazetarë dënohen me burgim të përjetshëm

Një gjykatë turke ka dënuar gjashtë të pandehur, duke përfshirë tre gazetarë të shquar, me burgim të përjetshëm lidhur me akuzat për përfshirje në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të vitit 2016.

Dënimet pasuan një gjyq disamujor, gjatë së cilit prokuroria pretendoi se gazetarët dërgonin "mesazhe të fshehura" nëpërmjet paraqitjeve televizive dhe artikujve në gazeta që nxisnin përmbysjen e qeverisë dhe se ata mbajtën kontakt me anëtarët e rrjetit të Fethullah Gülen. "Guardian" shkruan se dënimi i parë i këtyre figurave të mediave në lidhje me grushtin e dështuar, përbën një humbje të madhe të lirisë së shtypit në një vend anëtarë të NATO-s. Të paktën 73 gazetarë janë në burgjet e Turqisë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili e rendit Turqinë si burgun më të keq të gazetarëve në botë, përpara Kinës dhe Egjiptit. Gazetarët e shquar për të cilën u dhanë dënime të përjetshme, janë vëllezërit Ahmet Altan dhe Mehmet Altan, të cilët janë arrestuar që nga viti 2016, dhe Nazlı Ilıcak. Dënimi kundërshton një urdhër nga gjykata e lartë e Turqisë për të liruar Mehmet Altan, pasi gjeti muajin e kaluar se burgosja e tij kishte shkelur të drejtat kushtetuese. Vendimi është dënuar gjerësisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.