Fuad Masum: Roli i Iranit në Irak është kthimi i sigurisë
Presidenti i Irakut theksoi: Roli i Iranit në Irak është për kthimin e stabilitetit dhe sigurisë në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Fuad Masum, Presidenti i Irakut, tha të shtunën pas një takimi me Ali Akbar Velajetin, këshilltarin e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për Çështjet Ndërkombëtare se Bagdadi kurrë nuk do të harrojë ndihmën e vlefshme ushtarake dhe humanitare të Iranit për Irakun në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Masum ka theksuar se Republika Islamike e Iranit ka luajtur rol pozitiv në arritjen e sukseseve të fundit në rajon, prandaj është i domosdoshëm vazhdimi i kontakteve me Teheranin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe krizave rajonale. Presidenti i Irakut ka shtuar se mes Irakut dhe Republikës Islamike të Iranit ekzistojnë marrëdhënie të thella dhe theksoi vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve mes të dy vendeve. Këshilltari i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në për çështje ndërkombëtare do të diskutojë zhvillimet më të fundit në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe në takime të ndara me zyrtarë të tjerë irakianë.