Vriten më shumë se 170 civilë nga sulmet turke në Afrin
(last modified Mon, 19 Feb 2018 09:47:39 GMT )
Shkurt 19, 2018 10:47 Europe/Tirane
  • Vriten më shumë se 170 civilë nga sulmet turke në Afrin

Nga sulmet e Turqisë në qytetin Afrin të Sirisë, deri tani kanë humbur jetën 170 civilë sirianë dhe janë plagosur 458 të tjerë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës operacioni Dega e Ullirit e ushtrisë turke kundër qytetit Afrin jo vetëm që ka lënë shumë të vrarë por ka dëmtuar rëndë edhe infrastrukturën e qytetit. Ndërkohë ushtria siriane dhe forcat YPG kanë njoftuar për një akord për futjen e ushtrisë siriane në këtë qytet. Ministria e jashtme e Sirisë ka dënuar agresionin turk kundër qytetit Afrin duke e quajtur shkelje të sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale të Sirisë.

Tags