Shefi i diplomacisë saudite, mundet nga diplomacia e Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69677-shefi_i_diplomacisë_saudite_mundet_nga_diplomacia_e_zarif
Adel Xhubair, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, njëkohësisht me zgjerimin e kontakteve dhe bashkëpunimit të vendeve evropiane me Republikës Islamike të Iranit ka pretenduar se bashkëpunimi dhe kompromisi me Iranin shton akoma më shumë rrezikun e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2018 05:37 Europe/Tirane
  • Shefi i diplomacisë saudite, mundet nga diplomacia e Zarif

Adel Xhubair, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, njëkohësisht me zgjerimin e kontakteve dhe bashkëpunimit të vendeve evropiane me Republikës Islamike të Iranit ka pretenduar se bashkëpunimi dhe kompromisi me Iranin shton akoma më shumë rrezikun e këtij vendi.

I pranishëm në parlamentin evropian, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë: Politikat e Evropës kundrejt Iranit do të kenë rezultat të ndërsjellë dhe do të bëhen shkak për shtimin e lakmisë së Iranit në rajon. Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, vendi i të cilit prej mëse tre vjet lufton kundër Jemenit pa pasur as edhe një rezultat në luftë por vetëm sa janë shtuar kritikat kundër Riadit ka thënë: Ne nuk do të pranojmë që fisi Houthi të cilët bashkëpunojnë me Iranin dhe Hezbullahun, të sundojë Jemenin. Deklarata e ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në parlamentin Evropian, nuk është një deklaratë e re po vetëm përsëritje e akuzave dhe pretendimeve të pabaza të së kaluarës kundër Iranit. E vetmja temë e re në deklaratën e kreut të diplomacisë Saudite është pohimi i suksesit të diplomacisë së Iranit në arenën ndërkombëtare e cila ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin e krerëve të vendeve evropiane kundrejt Teheranit. Adel Xhubair nuk e ka pranuar bashkëpunimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të vendeve evropiane me Iranin, sidomos në kohën kur gjatë dy ditëve më parë Teherani është vizituar nga dy ministra të jashtëm të vendeve evropianë të cilët theksuan zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale. Marrëdhëniet konstruktive dhe me vullnet të mirë të Iranit me botën sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, krijoi kushtet për bashkëpunimin e gjerë të vendeve evropiane me Iranin. Roli i qartë i Republikës Islamike të Iranit në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, vendeve evropiane u ka treguar realitetin se bashkëpunimi me Iranin si një prej faktorëve me ndikim në rajon është në interes të paqes dhe sigurisë botërore. Për të kuptuar këtë mjafton të lexojmë analizat dhe komentet e mediave dhe funksionarëve aktualë dhe të mëparshëm të Britanisë së madhe dhe do të arrijmë në përfundimin se Muhamed bin Selman, princi i kurorës në Arabinë Saudite gjatë vizitës në Londër është përballur me shumë kritika. Kërkesa e vazhdueshme drejtuar kryeministres së Anglisë për anulimin e vizitës në Londër të princit të kurorës saudite dhe angazhimin e deputetëve të parlamentit anglez në këtë çështje, tregon se Arabia Saudite nuk ka një historik pozitiv dhe ky vend është pjesa kryesore e problemeve aktuale në rajonin e Azisë perëndimore sidomos në Bahrejn, Siri dhe Jemen. Në këto kushte, Andreo Michel ish ministër i zhvillimit ndërkombëtar në kabinetin e qeverisë së Britanisë së Madhe pasi ka pohuar faktin se Arabia Saudite po përballet me problemin serioz të mungesës së ushqimeve dhe me nënçmimin e saj ana e jemenasve, ka thënë: Situata aktuale jo vetëm që është bërë shkak për nënçmimin e Arabisë Saudite në Jemen por Riadi do të humbasë në të gjithë rajonin dhe sidomos përballë Iranit. Kjo fjali tregon realitetin aktual të Arabisë Saudite dhe deklarata boshe e ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në Parlamentin Evropian tregon se Arabia Saudite nuk është më një faktor i besueshëm dhe me ndikim në arenën ndërkombëtar. Sigrid Kaag ministër i jashtëm i Hollandës në takimin që pati me Hasan Ruhani presidentin e Republikës Islamike të Iranit ka thënë: BE dhe Hollanda, si vend anëtar i këtij unioni, janë të interesuar për zgjerimin e bashkëpunimeve me Iranin në të gjitha fushat.