Hezbollah thekson mbi pjesëmarrjen masive në zgjedhjet parlamentare libaneze
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, ftoi popullin libanez të merr pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas rrjetit televiziv libanez, Al-Manar, Shejh Naim Kasem, duke folur për zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në maj të viti 2018, ka thënë se "nuk ka pengesë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit ka thënë se Hezbullahu në të gjitha zonat zgjedhore do të garojë me një listë të vetme. Zgjedhjet parlamentare libaneze janë planifikuar të mbahen më 6 maj 2018. Shejh Naim Kasem theksoi: Hezbollahu është një nga shtyllat e qeverisë libaneze dhe nëse Hezbollahu nuk ekziston, nuk do të kishte stabilitet në Liban.