Katari: Dialogu me Iranin është i nevojshëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69879-katari_dialogu_me_iranin_është_i_nevojshëm
Zëvendëskryeministri dhe ministri jashtëm i Katarit, Sheik Muhamed bin Abdul’Rahman al-Thani, në një bisedë me gazetën franceze Le Figaro, tha: "Irani është një realitet i rajonit dhe nevojitet një dialog i gjerë me Teheranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2018 06:08 Europe/Tirane
  • Katari: Dialogu me Iranin është i nevojshëm

Zëvendëskryeministri dhe ministri jashtëm i Katarit, Sheik Muhamed bin Abdul’Rahman al-Thani, në një bisedë me gazetën franceze Le Figaro, tha: "Irani është një realitet i rajonit dhe nevojitet një dialog i gjerë me Teheranin.

Sipas IRNA Sheik Muhamed Al Thani shtoi se "dialogu i rajonit duhet të bëhet brenda kornizës së një dialogu të qytetëruar dhe duke respektuar sovranitetin e të gjitha vendeve, në vend që t'i drejtohen disa politikave të ndjekura nga Arabia Saudite dhe Emiratet . Katari sot, duke theksuar se ka dallime me Iranin, këmbëngul që këto dallime duhet të zgjidhen përmes dialogut. Ministri i Jashtëm i Katarit gjithashtu tha se po punonte me Republikën Islamike të Iranit për të shfrytëzuar fushat e përbashkëta të gazit në Gjirin Persik, duke thënë se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Al-Thani shprehu shpresën se Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit do të negociojojë me Iranin ashtu si në të kaluarën. Më 5 qershor 2017 Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti dhe Arabia Saudite duke akuzuar Katarin për mbështetjen e terrorizmit ndërprenë të gjitha lidhjet diploamtike me këtë venddhe bllokuan kufijtë e tyre tokësor, detar dhe ajror me Katarin. Katari nga ana e tij i ka mohuar gjithmonë këto akzua.