SAF dënon sulmet ndaj kishave në Kods
(last modified Wed, 28 Feb 2018 09:20:35 GMT )
Shkurt 28, 2018 10:20 Europe/Tirane
  • SAF dënon sulmet ndaj kishave në Kods

Një prej anëtarëve të organizatës për çlirimin e Palestinës SAF ka dënuar sulmet e regjimit sionist ndaj kishave në qytetin Kods dhe vendimin e bashkisë së këtij qyteti për të marrë taksa nga kishat.

Henan Ashravi anëtar i organizatës SAF me anë të një deklarate ka dënuar veprimet dhe ligjet e fundit të regjimit sionist të cilat i ka quajtur ligje që mbrojnë politikat raciste për zhdukjen e identitetit palestinez dhe për ndarjen e Kodsit. Ai tha se regjimi sionist po sulmon kishat dhe llogaritë bankare të tyre me qëllim që të sundojë të gjithë Kodsin. Ai përmendi mbështetjen e drejtpërdrejtë të Donald Trump për regjimin sionist dhe shtoi se transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods dhe njohja e këtij qyteti si kryeqytet të regjimit sionist, e ka bërë Amerikën partnere në krimet e regjimit sionist. Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndërhyjë për të ndaluar shkeljen e të drejtave të palestinezëve nga ana e regjimit sionist dhe të eliminojë kërcënimet që i kanosen qytetit të Kodsit nga politikat raciste të regjimit sionist.

Tags