Palestinezët protestojnë kundër politikave të Amerikës
Palestinezët në Rripin e Gazës janë ngritur në protesta kundër politikave të Amerikës, e cila ka ndërprerë ndihmat e saj financiare për UNRWA.
Protesta e banorëve të Gazës është përqendruar në fshatin Xhabelia ku të pranishmit kanë dënuar imponimet që bëhen nga pala amerikane. Muhamed Khalef anëtar i komitetit qendror të Frontit Demokrati për çlirimin e Palestinës ka thënë se të gjitha grupet palestineze janë kundër ndërprerjes së ndihmave financiare të Amerikës për UNRWA, pasi ky vendim dëmton rëndë palestinezët e shpërngulur sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetit. Amerika ka marrë vendim të shkurtojë me që 125 milion dollarë fondin e saj si ndihmë financiare për UNRWA. Në fazën e dytë Uashington do të ulë edhe me 55 milion dollarë të tjera ndihmat e tij për këtë organizatë.