Protesta kundër korrupsionit financiar të Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70349-protesta_kundër_korrupsionit_financiar_të_netanjahut
Me mijëra persona janë mbledhur në një protestë në Tel Aviv dhe kanë protestuar kundër korrupsionit të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2018 05:54 Europe/Tirane
  • Protesta kundër korrupsionit financiar të Netanjahut

Me mijëra persona janë mbledhur në një protestë në Tel Aviv dhe kanë protestuar kundër korrupsionit të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit sionist të shtunën gjatë kësaj proteste kanë kërkuar dorëheqjen e Beniamin Netanjahut nga posti i kryeministrit dhe kanë theksuar se Netanjahu duke marrë parasysh shumë dosje të korrupsionit që janë hapur kundër tij, më nuk mund të jetë kryeministër. Policia e regjimit sionist të shtunën ka deklaruar se marrje në pyetje e Netanjahut në lidhje një dosje të re për korrupsion, do të fillojë së shpejti. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist po hetohet nga policia për afera korruptive dhe kjo ka ngjallur vazhdimisht protesta në Tel Aviv, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit sionist. Javët e fundit kryeministri i regjimit sionist është thirrur disa herë në polici për shpjegime rreth 2 dosjeve të ngritura kundër tij për korrupsion. Vlen të theksohet se korrupsioni financiar dhe imoraliteti është i përhapur shumë në mesin e funksionarëve të regjimit sionist. ish kryeministri i regjimit sionist Ehud Olmert është dënuar në vitin 2014 për marrjen e ryshfeteve. Ariel Sharon gjithashtu kur ka qenë kryeministër është akuzuar për marrjen e ryshfeteve dhe për shpërdorim të fondeve shtetërore.