Vriten shumë terroristë në Latakia dhe Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70433-vriten_shumë_terroristë_në_latakia_dhe_hamah
Ushtria siraine ka vrarë shumë terroristë të frontit Nusra, partisë Alterkestani dhe Katiba Ensarul’eslam në një përleshje në verilindje të Latakias dhe veriperëndim Hamah.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2018 05:57 Europe/Tirane
  • Vriten shumë terroristë në Latakia dhe Hamah

Ushtria siraine ka vrarë shumë terroristë të frontit Nusra, partisë Alterkestani dhe Katiba Ensarul’eslam në një përleshje në verilindje të Latakias dhe veriperëndim Hamah.

Ushtria siriane dhe forcat popullore të Sirisë u kanë dhënë goditje të rëndë terroristëve takfiristë në zonat malore të Latakias. Në sulmet kundër terroristëve në këtë zonë, ushtria siriane ka arritur të vrasë 50 terroristë dhe të plagosë mbi 150 të tjerë. Gjithashtu dy grupe terroriste Ehrar Sham dhe Xhejshul Islam janë konfrontuar me grupin terrorist Fronti Nusra. Edhe pse këta grupe terroriste kishin deklaruar armëpushimin, konfliktet mes tyre vazhdojnë. Terroristët kanë njoftuar për shtimin e sulmeve të tyre në Latakia. Ata kanë deklaruar se synojnë të rrethojnë qytetin Selma në zonat malore të Latakias, pasi deri tani kanë dështuar në përpjekjet për marrjen e këtij qyteti. Sipas banorëve lokalë, grupet terroriste të cilët kanë pësuar disfata të rënda, javët e fundit kanë nisur të përdorin fëmijët në frontin e luftës.