Gute Lindor: Protesta kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70691-gute_lindor_protesta_kundër_terroristëve
Banorët e rajonit Gute Lindor në periferi të Damaskut, kryeqytet i Sirisë, kanë organizuar protesta kundër terroristëve dhe kanë kërkuar dëbimin dhe largimin e terroristëve nga ky rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • Gute Lindor: Protesta kundër terroristëve

Banorët e rajonit Gute Lindor në periferi të Damaskut, kryeqytet i Sirisë, kanë organizuar protesta kundër terroristëve dhe kanë kërkuar dëbimin dhe largimin e terroristëve nga ky rajon.

Rajoni Gute Lindor është një rajon strategjik në afërsi të damaskut i cili është pushtuar nga grupet terroriste. Këto grupe për çdo ditë sulmojnë rajonin Gute Lindor me raketa dhe predha. Me dhjetëra banorë të rajoneve Hamurie, Kafer Betna në Gute Lindor duke mbajtur flamurin sirian në duar kanë hedhur slogane kundër terroristëve. Ndërkohë televizioni shtetëror sirian ka njoftuar largimin e disa terroristëve së bashku me familjarët e tyre nga korridori Vafadin në rajonin Gute Lindor. Qeveria siriane për tu ardhur në ndihmë banorëve civilë në rajonin Gute Lindore ditën e premte ka krijuar dy korridore të reja humanitare të quajtur Juserin dhe Maliha, por terroristët vazhdojnë të bllokojnë kalimin e civilëve nga korridoret humanitare.