Netanjahu kërkon uljen e ndihmave për emigrantët palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70751-netanjahu_kërkon_uljen_e_ndihmave_për_emigrantët_palestinezë
Kryeministri i regjimit sionist edhe një herë ka kërkuar ndërprerjen e ndihmave për organizatën UNRËA që u vjen në ndihmë të shpërngulurve dhe emigrantëve palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 11, 2018 09:51 Europe/Tirane
  • Netanjahu kërkon uljen e ndihmave për emigrantët palestinezë

Kryeministri i regjimit sionist edhe një herë ka kërkuar ndërprerjen e ndihmave për organizatën UNRËA që u vjen në ndihmë të shpërngulurve dhe emigrantëve palestinezë.

Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze Palestine Today, kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu në një takim me Antonio Gutters, sekretarin e përgjithshëm të OKB, ka kërkuar ndërprerjen e ndihmave financiare për UNRWA që u vjen në ndihmë emigrantëve dhe të shpërngulurve palestinezë. Kryeministri i regjimit sionist pretendoi se agjencia UNRWA duhet të shkatërrohet. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, deklaroi se agjencia UNRWA me qëllim të shkatërrimit të Izraelit, ka ringjallur të drejtën e kthimit të të shpërngulurve palestinezë, prandaj si rezultat kjo agjenci duhet të shkatërrohet. Netanjahu gjithashtu ka thënë: "Unë pajtohem me të gjitha kritikat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, ndaj agjencisë UNRWA". Vlen të theksohet se disa ditë më parë Amerika ka njoftuar për pezullimin e ndihmës financiare 125 milionë dollarë për agjencisë UNRWA. Ndërkohë shefja e politikës së jashtme të BE theksoi vazhdimin e mbështetjen financiare për Agjencinë e Ndihmave dhe të Refugjatëve palestinezë UNRWA. Federika Mogherini, shef e politikës së jashtme të BE duke e cilësuar jetike punën dhe shërbimin e UNRWA tha: Ndihmat për këtë agjenci krijojnë kushtet për një ambient të përshtatshëm politik për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe për krijimin e qeverisë së pavarur palestineze. Mogherini theksoi se UNRWA është e nevojshme edhe për rrjedhën dhe procesin politik në rripin e Gazës dhe shtoi se kjo agjenci luan rol themelor në vendosjen e stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.